Moderatorja e emisionit “Open”, Eni Vasili, do të largohet nga Top Channel, pas mbërritjes së Sokol Ballës në këtë televizion, i cili do të nisë emisionin politik “Top Story” në prime time.
Eni Vasili do të rikthehet në televizionin nga ku u largua disa vite më parë, News24.
News24 e quan ardhjen e Vasilit “një riformatim profesional“.
“Në kuadër të një riformatimi profesional nga ana e ‘News24’, teleshikuesit do të mund ta ndjekin emisionin e Eni Vasilit në “prime time” nga ora 21:00 deri në orën 23:00.
Gazetarja Eni Vasili ka firmosur disa ditë më parë kontratën me Presidenti i “Hysenbelliu Group”, z.Irfan Hysenebelliu, ndërsa shumë shpejt pritet që të startojë edhe emisioni“, thuhet në njoftimin e BW, faqjes zyrtare të televizionit.