Eni Koçi feston ditëlindjen, ky është dedikimi i ëmbël i Genc Prelvukajt - Gazeta Express
string(71) "eni-koci-feston-ditelindjen-ky-eshte-dedikimi-i-embel-i-genc-prelvukajt"

Eni Koçi feston ditëlindjen, ky është dedikimi i ëmbël i Genc Prelvukajt

Rozë

Gazeta Express

05/07/2022 15:47

5 korriku është një ditë e rëndësishme për Eni Koçin. Këngëtarja feston ditëlindjen dhe urimin më të bukur e mori nga bashkëshorti i saj, Genc Prelvukaj.

Krahas një fotografie të këngëtares, ai shprehet se nuk mund ta përshkruajë dot me fjalë se sa shumë e do.

Lexo Edhe:

“Urime ditëlindjen vajza më e bukur në shpirt që kam njohur ndonjëherë. Je soj i njeriut që të bën të lumtur në ditën më të rëndë, të bën të fortë kur ndjehesh i dobët, të bën si shkëmb edhe kur jeta ti ngatërron rrugët dhe të jep motiv kur të duhet më shumë se kurrë.

Jeta ka ngjyrë me ty, ndaj të dua çdo mëngjes e darkë pranë. Të kam “shok” dhe nuk shijoj asgjë po se ndava me ty. Mirësia jote nuk ka kufinj, sikur qielli. Unë dua të jetosh sa më gjatë, shëndetshëm dhe e buzëqeshur. Se nuk e meriton askush më shumë se ti.

Çdo gjuhë është e varfër për të përshkruar saktë dhe më vjen inat që nuk arrij ta kthej ndjenjën në fjalë. Të dua lule e bukur”, ka shkruar ai.