“Vallëzoni sa të doni” – Roy Keane tallet keq me Brazilin - Gazeta Express
string(53) "vallezoni-sa-te-doni-roy-keane-tallet-keq-me-brazilin"

Botërori 2022

Gazeta Express

19/12/2022 13:59

“Vallëzoni sa të doni” – Roy Keane tallet keq me Brazilin

Botërori 2022

Gazeta Express

19/12/2022 13:59

Roy Keane ka zgjedhur që të tallet keq pasi Argjentina mundi Francën në Katari 2022, për festën e tyre që bënin pas shënimit të golave.

Argjentina mposhti në finale Francën me rezultat 4-2 në penallti, derisa ndeshja pas shtesave përfundoi me rezultat 3-3. Kean ka gjetur kohë që të tallet pak me Brazilin, pasi që ata u eliminuan në çerekfinale nga Kroacia.

“Shikojeni çfarë skene brilante, për të vallëzuar sa të dëshironi. Ata do të vallëzojnë edhe në hotel sonte, fati qoftë me ta, ata do të festojnë edhe në 10 vitet e ardhshme. Ky është vallëzim, kur ju fitoni”, ka thënë Keane për ITV.

Ish kapiteni i Manchester United është bërë viral pasi “shau” Brazilin për vallëzimin e tyre gjatë fitores kundër Koresë së Jugut në 1/8-ën e finales, duke thënë se festimi i golave të tyre bën që ai ta sheh këtë fitore në mënyrë tjetër.

Thënie famëkeqe ishte se ata “festojnë sikurse janë në emisionin Strictly (Come Dancing)’, një emision vallëzimi në SHBA. /GazetaExpress/