Rron Gjinovci dhe Dibran Hoxha janë shoqëruar në stacionin policor për “pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”. Të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, tha policia për Gazetën Express.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:30.
“Rreth orës 11:30, në stacionin policor Qendra në Prishtinë, janë shoqëruar dy persona për një rast Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare. Pas intervistimit të palëve të përfshira në rast, dy personat e dyshuar, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në përgjigjen e policisë për Gazetën Express.
Në një reagim të bërë ORCA ka paralajmëruar se do ta vazhdojë luftën kundër plagjiaturës.
“Pasi procedurat për vendimin përfundimtar për rastin e plagjiaturës Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati po marrin kohë siç ndodhë rëndon në Universitetin e Prishtinës, kemi vendosur që nga tash e tutje të kalojmë në aktivizëm gueril. Në të gjitha rastet kur institucionet tregohen të paafta për t’i jetësuar vendimet meritore ndëshkuese për kryesit e shkeljeve, ORCA do të reagojë duke iu pamundësuar kryesve aktivitetin e tyre të përditshëm normal. Nuk mund të ketë normalitet në situatë jonormale. Është jonormale që një profesor i dënuar për plagjiaturë të vazhdojë të shfaqet para studentëve, prandaj ne po e normalizojmë situatën duke mos lejuar që kjo të ndodhë”, thuhet ndër të tjera në reagim.