Eneda Tarifa përballet me Kleart Duraj në ‘’Soiree’’ - Gazeta Express
string(48) "eneda-tarifa-perballet-me-kleart-duraj-ne-soiree"

Rozë

Gazeta Express

12/04/2021 12:46

Eneda Tarifa përballet me Kleart Duraj në ‘’Soiree’’

Rozë

Gazeta Express

12/04/2021 12:46

Në vitin 2016 Eneda Tarifa përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Fairytale”. Ndonëse u vlerësua nga kritika dhe profesionistët për vokalin e saj, Eneda nuk arriti ta dërgoj në finale Shqipërinë. Shkak mesa duket është bërë fakti që “Fairytale” nuk është pritur aspak mirë në versionin e saj në gjuhën angleze.

E ftuar këtë të shtunë në emisionin Soiree me Jonida Shehun në ABC, Eneda Tarifa ka folur për eksperiencën dhe ndjesitë e saj nga Eurovizioni, e cila ndër të tjera është përballur me shefin e delegacionit të Shqipërisë në Eurovizion, Kleart Duraj.

Lexo Edhe:

Këngëtarja nuk ia ka kursyer në sy të gjitha kritikat që kishte dhe i numëroi mangësitë e prezantimit të Shqipërisë në Eurovizion.

Unë doja të kisha një njeri që e sheh gjënë nga lart, që nuk është as drejtues strikt si ti që merresh me pjesën teknike të gjërave dhe as një mbështetës moral si Martini, i cili për hir të së vërtetës me gjithë shijen e vet, nuk është artist siç janë të gjithë të tjerët. Për mua çfarë i mungon grupit organizativ është koka, një njeri shumë dimensional që di të thotë ke probleme me tekstin, ndryshoje pak. Një kurator, udhëheqës artistik i këngës, performancës, i këngëtarit. Dikush që del jashtë së gjithës dhe shikon çfarë i mungon dhe çfarë është mirë dhe çfarë duhet rregulluar”, është shprehur Eneda Tarifa.