Eneda Tarifa fiton 'Këngën Magjike 2019' me 'Ma zgjat dorën' - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

07/12/2019 23:51

Eneda Tarifa fiton ‘Këngën Magjike 2019’ me ‘Ma zgjat dorën’

Ballina

Gazeta Express

07/12/2019 23:51

Eneda Tarifa me këngën ‘Ma zgjat dorën’ është fituesja e ‘Kënga Magjike 2019’.

Këngëtarja Eneda Tarifa është shpallur fituesja e këtij edicioni në festivalin ‘Kënga Magjike’.

Eneda është paraqitur në këtë festival me këngën e bukur të punuar nga Flori Mumajesi, ‘Ma zgjat dorën’ dhe ka bërë një performancë fantastike në netët finale, shkruan Gazeta Express.

Në vendin e dytë edhe këtë vit kemi këngëtaren Fifi, e cila këtë vit është paraqitur me këngën ‘Marova’.

Në vendin e tretë është rankuar Anxhela Peristeri me këngën ‘Dikush i imi’./Gazeta Express/

Eneda Tarifa – Ma zgjat doren (Kenga Magjike 2019)