Ëndrrat dhe dashuritë e një jete/ Vjen në shqip Getsbi grek - Gazeta Express
string(58) "endrrat-dhe-dashurite-e-nje-jete-vjen-ne-shqip-getsbi-grek"

Arte

Gazeta Express

05/12/2022 16:24

Ëndrrat dhe dashuritë e një jete/ Vjen në shqip Getsbi grek

Arte

Gazeta Express

05/12/2022 16:24

Ëndrrat dhe dashuritë e një jete” ose i njohur ndryshe si Junkermani, është një roman në qendër të të cilit është një djalosh ambicioz, hedonist, aventurier egoist, i cili arrin një sukses të madh shoqëror dhe ekonomik në Greqinë e mes dy luftërave, teksa shijon dhe lidhjet erotike me shumë gra.

Vasili Karloviç Junkerman është pinjoll i një familjeje të pasur finlandeze, i kredhur në botën e qejfit, alkoolit, kumarit, mashtrimeve dhe zhvatjeve, i cili, për shkak të revolucionit rus e të tjera ngjarjeve të turbullta, përfundon në brigjet e Pireut. Ashtu si Xhej Getsbi, Vasili Junkerman arrin të fitojë pushtet dhe pasuri përmes veprimtarive të dyshimta. Punësohet në një bankë dhe shpejt bëhet një prej krerëve të saj më të lartë, duke siguruar kështu jo vetëm një post qendror, por edhe mundësinë për të siguruar një mirëqenie të jashtëzakonshme. Në jetën e tij hyjnë e dalin shumë gra, të bukura, joshëse, përfituese, por vetëm njëra e përfshin në një pasion marramendës, zjarri i të cilit do ta shenjojë përgjithmonë. Sidoqoftë, ai do të mbetet i pazoti për të kuptuar gruan që dashuron e, kësisoj, thellësisht i papërmbushur dhe i dëshpëruar.

Lexo Edhe:

Ëndrrat dhe dashuritë e një jete” ose i njohur ndryshe si Junkermani, është një roman në qendër të të cilit është një djalosh ambicioz, hedonist, aventurier egoist, i cili arrin një sukses të madh shoqëror dhe ekonomik në Greqinë e mes dy luftërave, teksa shijon dhe lidhjet erotike me shumë gra. “Ëndrrat dhe dashuritë e një jete”, i botuar për herë të parë më 1938, është një ndër romanet më të njohura dhe emocionuese të letërsisë greke moderne.

Shpesh, për nga struktura e rrëfimit dhe tematika që trajton, është konsideruar si “Getsbi i madh” i shkrimtarit të njohur amerikan F. S. Fitzgerald.  Libri vjen i përkthyer në shqip nga Romeo Çollaku, i cili në Panairin e 2022-shit, mori çmimin si Përkthyesi më i mirë i vitit dhe vjen i botuar nga Botimet Pegi. Ky libër është pjesë e koleksionit “Skandal”, që ka sjellë në shqip autorë dhe libra që për kohën kur janë botuar kanë prodhuar debat publik e disa syresh, madje kanë qenë të censuruar, me moton se, “Çdo libër i ndaluar ia vlen për t’u lexuar.”

***

…Jemi të ikur për jetën, nuk mbërrijmë askund dhe na gjen vdekja. Pandehim se nisemi për të shkuar diku, diku ku nuk e dimë, por e marrim me mend: tek e bukura e panjohur që ndokund duhet të ndodhet. Trumbetat luajnë himnin shpresëdhënës të fitores. Dhe, në mes të rrugës, marshi shndërrohet në fugë. Nuk shkojmë askund. Ikim. Ikim mes panikut; të përndjekur nga ç’lamë mbrapa; por mbrapa nuk lamë asgjë. Gjithçka e marrim me vete në ikje, e kyçim brenda vetes, e ruajmë të kyçur edhe nga vetja; por jo edhe nga Karonti, i cili zhdoganon ngarkesat e shpirtrave në bregun e Akeronit…

***

Tetëdhjetë vjet pas botimit të tij të parë, “Ëndrrat dhe dashuritë e një jete” vlerësohet edhe sot si një nga ato pak kulme, nëpërmjet së cilave romani, si lloj letrar, përligj praninë e vet në Greqi. “Kam shkruar shumë dhe lloj-lloj gjërash, tregime, novela, romane, vepra me përmbajtje të lartë moralizuese, mjaft të përshtatshme për kolegjet femërorë, si dhe për bibliotekat e familjeve të rrepta borgjeze. Personazhet e mi – Liapkini, Marina Reizi dhe, sidomos, Jugermani – janë njerëz të dëlirë, të pafajshëm, idealistë, pa asnjë lidhje me mjerimin e materializmit të ulët”, është shprehur dikur autori i librit.

Karagacis është ndër prozatorët më të shquar të brezit të viteve ’30 dhe më të rëndësishmit e letërsisë së re greke, një nga kryeveprat e së cilës është “Ëndrrat dhe dashuritë e një jete”.M. Karagatsis është emri i artit i shkrimtarit grek Dimitris Rodopoulos.  Për pseudonimin M. Karagacis, mbiemrin duket se e ka marrë nga pema poshtë së cilës lexonte, kurse nistoren M mendohet se e ka zgjedhur për nder të Mitias, personazhit të Dostojevskit te “Vëllezërit Karamazov”, por edhe ngaqë ky do të ishte shkurtimi i emrit të tij të vërtetë në botën ruse, që e adhuronte së tepërmi./Liberale.al