Endrit Thaçi takohet me Ramën: Faleminderit që qëndruat në anën e së vërtetës kur të tjerët heshtën - Gazeta Express
string(98) "endrit-thaci-takohet-me-ramen-faleminderit-qe-qendruat-ne-anen-e-se-vertetes-kur-te-tjeret-heshten"

Lajme

Gazeta Express

24/06/2026 11:53

Endrit Thaçi takohet me Ramën: Faleminderit që qëndruat në anën e së vërtetës kur të tjerët heshtën

Lajme

Gazeta Express

24/06/2026 11:53

Djali i ish-presidentit të Kosovës, Endrit Thaçi, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e ka falënderuar për qëndrimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai theksoi faktin që Rama ishte ndër më të zëshmit sa i përket mbrojtjes së luftës së UÇK-së dhe të vërtetës në Hagë.

“Një takim i veçantë me Kryeministrin e shqiptarëve, Edi Ramën, i cili është ndër më të zëshmit në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe të vërtetës sonë në Hagë”, ka shkruar djali i ish-presidentit Thaçi.

Tutje, Endriti e ka falënderuar kryeministrin Rama, që siç tha ai, ka qëndruar në anën e të vërtetës kur të tjerët heshtën.

“Kryeministër, faleminderit që qëndruat në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen!”, ka shkruar tutje Endrit Thaçi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement