Endrit Krasniqi largohet nga Prishtina - Gazeta Express
string(38) "endrit-krasniqi-largohet-nga-prishtina"

Futboll

Gazeta Express

14/06/2023 11:42

Endrit Krasniqi largohet nga Prishtina

Futboll

Gazeta Express

14/06/2023 11:42

Endrit Krasniqi nuk është më pjesë e FC Prishtinës.

Mesfushori kualitativ ka njoftuar përmes një njoftimi në rrjetet sociale se i ka dhënë fund eksperiencës në klubin Bardhekaltër, shkruan “Gazeta Express”.

Pas katër vjetësh qëndrimi në kryeqytet, Krasniqi përshëndetet me klubin e tij të zemrës, me të cilin i ka fituar katër trofe.

Krasniqi ishte pranë largimit nga prishtinasit edhe vitin e kaluar, por ishte trajneri Ismet Munishi ai që e kishte bindur të qëndronte edhe për një vit në “Fadil Vokrri”.

Nuk dihet ende se cila do të jetë skuadra e radhës e njërit prej mesfushorëve më të mirë të futbollit kosovar. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement