Endrick do të rikthehet sërish në Kombëtaren e Brazilit. Ylli i ri brazilian pritet të përfshihet në listën e Carlo Ancelottit për ndeshjet e muajit mars ndaj Francës dhe Kroacisë.
Vendimi i trajnerit italian vjen pas performancave fantastike të sulmuesit me skuadrën franceze Lyon, ku Endrick po kalon një formë të jashtëzakonshme.
Në 5 ndeshjet e fundit, ai ka realizuar 5 gola dhe 1 asistim, duke u shndërruar në një nga lojtarët më vendimtarë të ekipit.
Forma shpërthyese në Ligue 1 ka bindur Ancelottin se Endrick meriton rikthimin në “Seleção”, pikërisht në prag të dy përballjeve të mëdha ndërkombëtare. Përballjet me Francën dhe Kroacinë do të jenë një test i rëndësishëm për Brazilin, por edhe një mundësi e artë për Endrick që të tregojë vlerat e tij në nivelin më të lartë.
Rikthimi i tij është pritur me entuziazëm nga tifozët brazilianë, të cilët shohin te Endrick një nga shtyllat e së ardhmes së kombëtares. Forma aktuale lë të kuptohet se talenti 19-vjeçar është gati të marrë më shumë përgjegjësi edhe me fanellën verdheblu /GazetaExpress