string(43) "endri-fuga-dorehiqet-nga-agjencia-per-media"

Shqiperi

Gazeta Express

03/03/2023 11:48

Endri Fuga dorëhiqet nga Agjencia për Media

Shqiperi

Gazeta Express

03/03/2023 11:48

Drejtori i Komunikimit të zyrës së kryeministrit, Endri Fuga nuk do jetë më Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim.

Kompetencat e drejtorit do t’i delegohen zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të këtij institucioni Alteo Hysi.

URDHËRI

Nr. 18, datë 28.2.2023 PËR DELEGIM KOMPETENCE

Në mbështetje të neneve 28 dhe 29, të ligjit nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”,

URDHËROJ:

  1. Delegimin e kompetencave z. Alteo Hysi, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim, për të gjitha procedurat që lejon ligji, për aq sa është e mundur dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  2. Kompetencat e deleguara do të ushtrohen për periudhën nga data 28.2.2023 deri në datën 31.12.2023.
  3. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet z. Alteo Hysi, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim.
  4. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

DREJTOR I PËRGJITHSHËM Endri Fuga

Më 18 shtator 2021, Kryeministri Rama njoftoi krijimin e një Agjencie për Mediat dhe Informimin, ndërsa emërimi i Endri Fugës si drejtor u njoftua vetëm pak ditë më pas, më 29 shtator 2021.

/Gazeta Express