“Ende e shiqoj telefonin mos po më thirr nana”, aktori rrëqeth me fjalët për vdekjen që e tronditi
Rozë
Gazeta Express
25/03/2023 19:18
Aktori i njohur, Edi Kastrati, ishte protagonisti i radhës në rubrikën “Prej zemrës” të emisionit “Kendiv” në T7.
Ai ndau dy momentet më të lumtura dhe dy më të vështirat të jetës së tyre.
Gazetar: Liridon Spahiu
Mes shumë emocioneve, ai foli për vdekjen e nënës, gjë e cila tha se kishte tronditur dhe e kishte pasur tejet të vështirë për t’iu kthyer normalitetit.
Madje, ai emocionoi teksa tha se edhe sot ndodh që e shikon telefonin, duke pasur ndjesinë se po e thirr nëna.