Ende asnjë hap për shkarkimin e Dimovës - Gazeta Express
string(39) "ende-asnje-hap-per-shkarkimin-e-dimoves"

Ende asnjë hap për shkarkimin e Dimovës

Gazeta Express

21/10/2020 17:28

Asnjë lëvizje nga bordi i Agjencisë Nacionale të Programeve Arsimore Evropiane për të vendosur mbi kërkesën e Qeverisë për shkarkimin e drejtoreshës së Agjencisë Lidija Dimova. Zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit Lupço Nikollovski ka kërkuar nga Bordi udhëheqës që gjatë procedurës të respektohet prezumimi i pafajësisë

“Mbi bazën e njohurive dhe vendimeve të Bordit Udhëheqës, do të ruhen dhe garantohen të gjitha procedurat dhe mbi gjitha prezumimi i pafajësisë- deklaroi Lupç Nikollovski, Zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit.

Lexo Edhe:

Burime brenda agjencisë bëjnë të ditur se bordit, sipas rregullores së punës do t’i nevojiten tre ditë për tu mbledhur dhe shqyrtuar propozimin e Qeverisë dhe se gjatë kësaj jave nuk pritet të thirret mbledhja e tillë pasi anëtarët janë kryesisht të angazhuar nëpër institucione tjera.

Dimova nuk është prononcuar pas propozimit të fundit të Qeverisë. E njëjta mbetet në qëndrimin se nuk ndjen përgjegjësi morale dhe penale dhe se nuk do të dorëhiqet. Rasti “Parukeria” u hap pas publikimit të raporteve financiare të Agjencia Nacionale për Programe Arsimore Evropiane në të cilin thuhet se janë ndarë mijëra euro grante për parukeri dhe afro 80 mijë euro për trajnim të gomarit kroat të cilat i ka fituar një shkollë.

Dimova kishte deklaruar se grantet nga “ErasmusPlus” mund të ndahen për gjithçka përveç për aktivitete dhe parti politike, ndërsa projekte të tilla sipas saj janë mbështetur edhe në shtete tjera. Përveç Policisë Financiare kontrolle paralele është duke bërë edhe Komisioni Evropian nëse ka keqpërdorim të parave evropiane në Agjencinë e drejtuar nga Lidija Dimova.