string(74) "emrifoto-qelloi-me-arme-zjarri-ne-drejtim-te-policise-ja-kush-eshte-autori"

EMRI+FOTO/ Qëlloi me armë zjarri në drejtim të policisë, ja kush është autori

Shqiperi

Gazeta Express

13/02/2025 22:08

Klajdi Buza mbrëmjen e sotme qëlloi drejt policëve të Tiranës në afërsi të Rinasit. Policia mori informacion se ai ishte i armatosur dhe zhvilloi një operacion për arrestimin e tij.

Klajdi Buza u arrestua dhe rezultonte një emër i njohur për policinë. Ai ishte arrestuar edhe në vitin 2022 pasi lëvizte i armatosur në rrugët e qytetit të Krujës.Në vitin 2015 ai denoncoi vjedhjen e makinës së tij ‘‘BMW X 5’me targa AA 987 BC. Policia kishte njoftuar se mjeti ishte gjetur i braktisur në vendin e quajtur ura e Gjoles në Fushë Krujë.