Emri/ Vrasje me armë zjarri në Tiranë, autori u afrua në këmbë drejt shënjestrës, e qëlloi dhe u largua me makinë - Gazeta Express
string(110) "emri-vrasje-me-arme-zjarri-ne-tirane-autori-u-afrua-ne-kembe-drejt-shenjestres-e-qelloi-dhe-u-largua-me-makine"

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2024 17:12

Emri/ Vrasje me armë zjarri në Tiranë, autori u afrua në këmbë drejt shënjestrës, e qëlloi dhe u largua me makinë

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2024 17:12

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Ndroq të Tiranës. Alfred Dedja mbeti i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Autori, i cili është identifikuar, është afruar në këmbë kur ka qëlluar shënjestrën dhe më pas është larguar me një makinë tip “Benz” të zi.

“Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.

Lexo Edhe:

Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar”, njoftoi policia.