Një 26-vjeçar nga Shkodra është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, pas kërkimit ndërkombëtar të shpallur nga autoritetet shqiptare.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit “The Wanted”, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Interpol Romën, u finalizua ekstradimi i shtetasit Kristjan Lulajt, 26 vjeç.
Ai akuzohet se më 2 prill 2024, në fshatin Baks të Velipojës, plagosi me armë zjarri një shtetas.
Ndaj tij, Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
“Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë dhe Italisë, për vepra penale të ndryshme, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, të shtetasit K. L., 26 vjeç, të lindur në Shkodër.
26-vjeçari ishte në kërkim, sepse në maj 2025, Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Më datë 02.04.2024, shtetasi K. L. ka plagosur me armë zjarri, shtetasin E. P., në fshatin Baks, Velipojë”, thuhet në njoftim.