EMRI/ Punonte në fermë kanabisi, arrestohet shqiptari në Britani - Gazeta Express
string(62) "emri-punonte-ne-ferme-kanabisi-arrestohet-shqiptari-ne-britani"

Shqiperi

Gazeta Express

02/12/2022 19:06

EMRI/ Punonte në fermë kanabisi, arrestohet shqiptari në Britani

Shqiperi

Gazeta Express

02/12/2022 19:06

Një shqiptar i cili është futur për të dytën herë në Britaninë e Madhe në mënyrë ilegale është arrestuar nga policia pasi është kapur në një fermë kanabisi me vlerë mijëra paund.

Shqiptari Endrit Neza kujdesej për rreth 300 bimë kanabisi  të cilat kishin një vlerë të mundshme nga 28 mijë deri në 120 mijë paund.

Lexo Edhe:

30-vjeçari, i cili u kthye në Angli pasi u deportua në vitin 2017 ku sërish është kapur në një fermë kanabisi.

Neza, pa adresë fikse, u paraqit në gjykatën e Newcastle Crown të ​​mërkurën për t’u dënuar për prodhim kanabisi.

Shqiptari e kishte kthyer shtëpinë të gjithë në funksion për prodhimin e lëndës narkotike. Dhoma e ngrënies në katin përdhes, dhomat e gjumit në katin e parë dhe papafingo ishin të gjitha me kanabis, shkruajnë mediat britanike. Kuzhina dhe dhoma e ndenjes ishin të vetmet dhoma të banueshme ku dhe ishte vendi ku flinte i pandehuri.

Gjykata u shpreh se prona kishte një “strukturë profesionale” me gjashtë zona kultivimi dhe rreth 300 bimë në total. Gjykatësi i çështjes tha se kishte një rendiment të mundshëm nga tetë deri në 24 kg, me një vlerë të mundshme midis 28-120 mijë paund.

Në përfundim të gjykimit shqiptari u burgos ​​për tetë muaj.

/Gazeta Express