Roland Bejko zgjidhet kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Bëhet e ditur se Bejko u zgjodh me shumicë votash nga Kryesia e kësaj force politike, përballë Jonila Godoles.
Deri më tani, janë 3 kandidatë për bashkinë më të madhe të vendit, kryebashkiaku Erion Veliaj, kandidati i grupimit të Sali Berishës, Belind Këlliçi dhe kandidati i PD-së, Roland Bejko.
/Gazeta Express