EMRI/ Nuk zë mend 38-vjeçari në Tiranë, kapet me armë në makinë, arrestohet sërish - Gazeta Express
string(79) "emri-nuk-ze-mend-38-vjecari-ne-tirane-kapet-me-arme-ne-makine-arrestohet-serish"

Shqiperi

Gazeta Express

26/08/2025 11:03

EMRI/ Nuk zë mend 38-vjeçari në Tiranë, kapet me armë në makinë, arrestohet sërish

Shqiperi

Gazeta Express

26/08/2025 11:03

Një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje është goditur nga Policia e Tiranës, si rezultat i operacionit të koduar “Armed”, zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4.

Në pranga ka rënë shtetasi Besmir Bajraktari 38 vjeç, banues në Burrel, i cili ishte i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Pas informacioneve të siguruara se 38-vjeçari lëvizte me armë zjarri në automjetin e tij, shërbimet e Policisë organizuan ndërhyrjen në rrugën e Arbërit. Gjatë kontrollit të automjetit tip “BMW”, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri automatike dhe municion luftarak, të cilët u morën në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.