EMRI/ Ky është autori i vrasjes së 41-vjeçarit në Fier, lidhja e tyre - Gazeta Express
string(67) "emri-ky-eshte-autori-i-vrasjes-se-41-vjecarit-ne-fier-lidhja-e-tyre"

Shqiperi

Gazeta Express

07/12/2023 13:34

EMRI/ Ky është autori i vrasjes së 41-vjeçarit në Fier, lidhja e tyre

Shqiperi

Gazeta Express

07/12/2023 13:34

Policia e Vlorës ka ngritur postoblloqe në hyrje të autostradës për kapjen e autorit të vrasjes së 41 vjeçarit Elton Javori në lagjen “16 prilli” të Fierit.

Mësohet se autori i krimit është shtetasi Agim Gashi, ndërsa policia po punon për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Lexo Edhe:

Po ashtu mësohet se shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë kanë të bëjnë me motive të dobëta, pasi autori dhe viktima Elton Javori mësohet se kishin lidhje krushqie.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.