EMRI/ I vuri zjarrin tokës bujqësore, policia i vë prangat 60-vjeçarit në Divjakë - Gazeta Express
string(79) "emri-i-vuri-zjarrin-tokes-bujqesore-policia-i-ve-prangat-60-vjecarit-ne-divjake"

EMRI/ I vuri zjarrin tokës bujqësore, policia i vë prangat 60-vjeçarit në Divjakë

Shqiperi

Gazeta Express

09/08/2022 9:59

Policia i ka vënë prangat autorit të dyshuar të zjarrvënies në fshatin Biçukas, Divjakë, ku u dogjën 100 hektarë tokë me bimësi të ndryshme dhe ullinj.

Mësohet se shtetasi i arrestuar është Kujtim Tafa.

Lexo Edhe:

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponjat” në DVP Fier, me marrjen e njoftimit për zjarrin e rënë në tokat bujqësore dhe në disa sipërfaqe toke me ullinj, në pronësi të banorëve të fshatit Biçukas, menjëherë kanë shkuar në ndihmë të banorëve të zonës duke punuar me mjete të ndryshme rrethanore, për të bërë të mundur neutralizmin e flakëve, që për shkak të erës u përhapën me shpejtësi në sipërfaqe të mëdha toke, pasi në shumë drejtime zjarrfikësja nuk futej dot për shkak të terrenit të vështirë.

Në vijim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. T., 60 vjeç, banues në Biçukas, Divjakë, në fshatin Biçukas, pasi dyshohet se duke djegur barëra të thatë, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe është përhapur deri në fshatrat Shën e Premte dhe Germenj, ku për pasojë janë djegur qindra rrënjë ullinj, një sipërfaqe madhe toke me shkurre dhe pemë frutore, si edhe janë rrezikuar banesat e banorëve të këtyre fshatrave”, thuhet në komunikatën e policisë.