Emri i tij përmendet 43 herë, kush është shqiptari i përfshirë në dosjen e Jeffrey Epsteinit? - Gazeta Express
string(91) "emri-i-tij-permendet-43-here-kush-eshte-shqiptari-i-perfshire-ne-dosjen-e-jeffrey-epsteinit"

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 14:44

Emri i tij përmendet 43 herë, kush është shqiptari i përfshirë në dosjen e Jeffrey Epsteinit?

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 14:44

Një shtetas shqiptar në New York, me inicialet V. Berisha, i njohur si “Vinny Berisha”, rezulton i përmendur në 43 dokumente të publikuara së fundmi në dosjen që lidhet me financierin e dënuar Jeffrey Epstein.

Sipas materialeve të publikuara, emri i tij shfaqet në letra dhe email-e të shkëmbyera gjatë periudhës 3 tetor 2018 – 15 shkurt 2019, ku diskutohet për punime ndërtimore në rezidencën luksoze të Epsteinit në Manhattan. Në komunikime përmenden rinovimi i një dhome masazhi, ndërtimi i një sauna-je dhe punime të tjera brenda pronës.

Në email-e, Berisha prezantohet si pronar i një kompanie ndërtimi dhe negocion oferta financiare për projektin.

Në disa prej komunikimeve përfshihen edhe emra të tjerë të lidhur me rrethin e Epsteinit, ndërsa asistentja e tij, Lesley Groff, rezulton t’i ketë caktuar një takim, më 1 shkurt 2019 në rezidencën private në Manhattan.

Nga dokumentet nuk ka konfirmim nëse takimi është zhvilluar apo nëse punimet janë realizuar. Po ashtu, nuk ka prova që e lidhin Berishën me aktivitetet kriminale të Epsteinit, por vetëm komunikime me karakter profesional për çështje ndërtimi.

Fakti që emri i tij përmendet në dhjetëra dokumente ka ngritur interes dhe pikëpyetje, pasi kontaktet rezultojnë të kenë ndodhur vetëm pak muaj para arrestimit dhe vdekjes së Epsteinit në vitin 2019.

Advertisement
Advertisement
Advertisement