Një 22-vjeçar i identifikuar si Orgest Lena është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës pasi i ka shitur një sasi lënde narkotike kokainë një shtetaseje të mitur. 15-vjeçarja si pasojë e konsumimit të lëndës narkotike ka marrë ndihmë mjekësore në spital. Materialet iu referuan Prokurorive për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftim i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin O. L., 22 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 16.05.2025, i ka shitur një sasi lëndë narkotike kokainë një shtetaseje të mitur 15 vjeçare, e cila si pasojë e konsumimit të lëndës narkotike ka marrë ndihmë mjekësore në spital.
Materialet iu referuan Prokurorive për veprime të mëtejshme procedurale.