Teksa Miroslav Lajçak po bëhet gati ta lë pozitën e Emisarit Special për Ballkanin Perëndimor që ka mbuluar edhe bisedimet Kosovë -Serbi, ka folur edhe rreth emërimit të pasardhësit të tij.
Ai ka thënë se shefi i diplomacisë së BE’së Josep Borell pritet t’i kontaktojë përfaqësuesit e vendeve anëtare.
“Përfaqësuesi i Lartë Borrell do t’u dërgojë një letër në ditët në vijim ambasadorëve që përfaqësojnë vendet anëtare në Komitetin Politik dhe të Sigurisë, duke u kërkuar atyre të propozojnë nominimet për pasardhësin tim. Dhe pastaj ato vende që besojnë se kanë kandidatë të mirë do të paraqesin emrat e tyre, atëherë do të ketë një procedurë përzgjedhjeje. Dhe së fundi, emërimi është i Përfaqësuesit të Lartë, por me mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare. Është e rëndësishme, natyrisht, që të mos ketë vakuum mes përfundimit të mandatit tim dhe fillimit të mandatit të ri, sepse vazhdimësia është shumë e rëndësishme, vazhdimësia e misionit, vazhdimësia e kontratave të anëtarëve të ekipit etj. Pra, nuk duhet të ketë boshllëqe. Kështu që kjo duhet të ndodhë para gushtit”, ka shpjeguar Lajçak./Express