Një 39-vjeçar u arrestua në fshatin Hardhisht në Shijak, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
39-vjeçari Fatjan Stafa, banues në fshatin Pjezë, Durrës ishte i dënuar në Itali me 7 vjet e 7 muaj e 12 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
Gjykata e Gjykata e Apelit e Firences, me vendimin e datës 08.10.2024, e ka dënuar me 7 vjet, 7 muaj e 12 ditë burgim.
Ndërkohë Interpol Tirana po vijon procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit në Itali.