EMRI/ I dënuar në Itali me 7 vite burg, arrestohet 54-vjeçari në Tiranë - Gazeta Express
string(69) "emri-i-denuar-ne-itali-me-7-vite-burg-arrestohet-54-vjecari-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

17/06/2025 10:40

EMRI/ I dënuar në Itali me 7 vite burg, arrestohet 54-vjeçari në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

17/06/2025 10:40

Një 54-vjeçar shqiptar u arrestua në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë. 54-vjeçari Bledar Bedini alias Bledar Imami ishte dënuar në Milano për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.

Ai arrestua me qëllim ekstradimin në Itali. Gjykata e Milanos e ka dënuar 54-vjeçarin, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Importimi dhe mbajtja e substancave narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Ndërkohë Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon procedurën për ekstradimin e 54-vjeçarit në Itali.