EMRI/ I dënuar me 20 vite burg për trafik droge, arrestohet në Qafë Thanë 34-vjeçari nga Maqedonia e Veriut - Gazeta Express
string(105) "emri-i-denuar-me-20-vite-burg-per-trafik-droge-arrestohet-ne-qafe-thane-34-vjecari-nga-maqedonia-e-veriut"

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2025 9:13

EMRI/ I dënuar me 20 vite burg për trafik droge, arrestohet në Qafë Thanë 34-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2025 9:13

Në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, Policia Kufitare ndaloi dhe arrestoi një shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht.

Bëhet fjalë për Alija Arslan, 34 vjeç, nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut, i dënuar me 20 vite burg për trafik ndërkombëtar droge.

Ai ishte në kërkim nga Interpol Bern në Zvicër për vepra penale të lidhura me narkotikët. Aktualisht po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Zvicrës.