string(72) "emri-i-denuar-me-11-vite-burg-per-vrasje-arrestohet-43-vjecari-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

31/05/2025 11:01

EMRI/ I dënuar me 11 vite burg për vrasje, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

31/05/2025 11:01

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “END”, të zhvilluar nga Komisariati Nr. 3, për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në rrugën “Mikel Maruli” 43-vjeçari Klement Zguro (Kaçolli), i shpallur në kërkim për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar Zguron me 11 vite burg, nga të cilat i mbeten për të vuajtur 8 vite e 11 muaj. I arrestuari iu dorëzua DVP Korçë për procedurat e mëtejshme ligjore.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “END”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 3, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit.

Kapet 43-vjeçari i dënuar me 11 vite burg, për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Në vijim të punës për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes së një personi të shpallur në kërkim për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “END”, si rezultat i të cilit u bë kapja, në rrugën “Mikel Maruli”, e shtetasit në kërkim Klement Zguro (Kaçolli), 43 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. 43-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 8 vite e 11 muaj burgim.

43-vjeçari iu dorëzua DVP Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.