EMRI/ Arrestohet pronari shqiptar i një kazinoje në Zimbabve, akuzohet se përdhunoi punonjësen - Gazeta Express
string(92) "emri-arrestohet-pronari-shqiptar-i-nje-kazinoje-ne-zimbabve-akuzohet-se-perdhunoi-punonjesen"

Shqiperi

Gazeta Express

06/08/2022 18:05

EMRI/ Arrestohet pronari shqiptar i një kazinoje në Zimbabve, akuzohet se përdhunoi punonjësen

Shqiperi

Gazeta Express

06/08/2022 18:05

Një shqiptar pronar i një kazinoje, ka dalë para Gjykatës në Zimbabve sepse akuzohet se ka përdhunuar një prej punonjëseve të tij.

Aldo Tuci, i cili rezulton të jetë pronari i një kazinoje në vendin afrikan akuzohet se më 30 qershor të këtij viti, e ka ftuar punonjësen brenda ambientit në pronësi të tij dhe ka abuzuar kur nuk ka qenë askush tjetër i pranishëm.

Lexo Edhe:

Gjykata dëgjoi se 29-vjeçarja ishte e punësuar në kazinonë e tij në Greystone Park. Në gjyq u tha se Tuci i tha asaj se kishte ndërmend të kryente marrëdhënie intime me të, në mënyrë që ajo të siguronte punën e saj.

Ai dyshohet se ka vazhduar të përdhunojë gruan pa përdorur masa mbrojtëse, raporton gazeta “H Metro”.

Çështja doli në dritë pasi denoncuesja u shkarkua nga puna për pretendimin se kishte mungesë performance.

Të dyshuarit, Aldo Tuci, nuk iu kërkua të deklarohej kur u paraqit para një gjyqtari në Harare.