EMRI/ Arrestohet 50 vjeçari me 2 kg marijuanë në Konispol - Gazeta Express
string(56) "emri-arrestohet-50-vjecari-me-2-kg-marijuane-ne-konispol"

EMRI/ Arrestohet 50 vjeçari me 2 kg marijuanë në Konispol

Gazeta Express

24/10/2020 8:26

Janë sekuestruar 2 kg marijuanë në kufirin me Greqinë në vendin e quajtur “Bashkimi i Përrenjve” në Konispol. Mësohet se është arrestuar shtetasi Niko Kobuzi, 50 vjeç, lindur dhe banues në Berat, i cili po tentonte të kalonte kufirin e gjelbër për në Greqi.

Nga kontrolli i ushtruar mbi të iu gjetën brenda në çantën e shpinës dy qese plastmasi me ngjyrë të zezë që brenda kishin marijuanë. Qeset ishin të lyera me shtresë kafeje me qëllim që të shmangej era e lëndës narkotike.

Lexo Edhe:

Grupi hetimor i Komisariatit të Policisë së Sarandës shkoi në vendngjarje për hetime të mëtejshme.