EMRI/ 35-vjeçarja shqiptare vritet me plumb në kokë teksa po kthehej nga puna në Itali, la pas dy fëmijë - Gazeta Express
string(102) "emri-35-vjecarja-shqiptare-vritet-me-plumb-ne-koke-teksa-po-kthehej-nga-puna-ne-itali-la-pas-dy-femije"

EMRI/ 35-vjeçarja shqiptare vritet me plumb në kokë teksa po kthehej nga puna në Itali, la pas dy fëmijë

Shqiperi

Gazeta Express

29/09/2023 8:20

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali ku ka mbetur e vdekur një 35-vjeçare shqiptare.

Viktima është identifikuar si Klodiana Vefa.

Lexo Edhe:

E reja u vra me armë zjarri në mes të rrugës teksa po kthehej nga puna në shtëpi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes  rreth orës 20:00 në një rrugë periferike të Castelfiorentino-s në via Galvani.

Të shtënat e dëgjuara alarmuan banorët të cilët thirren autoritetet. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar një ambulancë por që nuk mundën të shpëtonin të renë e cila dha frymën e fundit në rrugë.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen ndërsa dyshohet se vrasësi po priste gruan në rrugë.

Nuk dihet nëse ka pasur një debat mes gruas dhe vrasësit të saj para ngjarjes por shënjestra e tij ka qenë e saktë duke e goditur për vdkeje me plumb në kokë.

Policia filloi të intervistonte disa persona, mes të cilëve edhe dy fëmijët e viktimës një djalë 17-vjeçar dhe një vajzë 14-vjeçare.

Gjithashtu është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj i cili është i pagjurmueshëm dhe nuk jeton më me viktimën.