Emrat/ U konfliktuan me njëri-tjetrin, dy të plagosurit me thikë përfundojnë në spitalin e Vlorës! Arrestohen pas ngjarjes - Gazeta Express
string(119) "emrat-u-konfliktuan-me-njeri-tjetrin-dy-te-plagosurit-me-thike-perfundojne-ne-spitalin-e-vlores-arrestohen-pas-ngjarjes"

Shqiperi

Gazeta Express

03/08/2025 15:00

Emrat/ U konfliktuan me njëri-tjetrin, dy të plagosurit me thikë përfundojnë në spitalin e Vlorës! Arrestohen pas ngjarjes

Shqiperi

Gazeta Express

03/08/2025 15:00

Dy persona janë plagosur me mjet prerës dhe janë transportuar menjëherë në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes tyre në lagjen Pelivan Leskaj të Vlorës. Kristi Konstadini dhe Indrit Halili, të dy kanë bërë sherr me njëri-tjetrin dhe më pas i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Më pas ata janë arrestuar të dy në spital.

Sipas informacioneve, plagosja ka ardhur si pasojë e një grindjeje që ka degjeneruar në përdorimin e thikës. Në ambientet e spitalit ndodhet edhe policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

“Sot, rreth orës 21:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë rrethrrotullimit të Skelës, dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me mjete të mprehta shtetasit I. H., 32 vjeç dhe K. K., 32 vjeç”, njofton policia.