Emrat/ U konfliktuan me dy policë jasht detyre, në pranga dy vëllezërit dibran - Gazeta Express
string(76) "emrat-u-konfliktuan-me-dy-police-jasht-detyre-ne-pranga-dy-vellezerit-dibran"

Emrat/ U konfliktuan me dy policë jasht detyre, në pranga dy vëllezërit dibran

Shqiperi

Gazeta Express

16/01/2021 10:52

Dy të rinj nga Dibra, vëllezër mes tyre janë përfshirë në një sherr me dy punonjës policie, kur këta të fundit ishin jashtë orarit të detyrës.

Shkaqet e sherrit janë ende të paqarta, ndërsa në pranga kanë rënë Robert Tota dhe Klodjan Tota.

Lexo Edhe:

Njoftimi Dibër

U konfliktuan për motive të dobëta me dy shtetas duke u shkaktuar dëmtime të lehta trupore, si dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit në Komisariat, vihen në pranga 2 vëllezërit.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i dy vëllezërve me iniciale R. T., 22 vjeç dhe K. T., 24 vjeç, banues në Dibër.

Arrestimi i tyre u bë pasi në qytetin e Peshkopisë, janë konfliktuar për motive të dobëta me dy shtetas ( punonjës policie që ndodheshin jashtë detyrës), duke u shkaktuar dëmtime të lehta truprore.

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Patrullës për shoqërimim në Komisariat të dy vëllezërve, të cilët i kanë kundërshtuar punonjësit e patrullës duke i penguar në kryerjen e detyrave të tyre funksionale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.