Dy të rinj janë ekstraduar në Shqipëri në kuadër të operacionit “The Wanted”, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.
21-vjeçari Danjel Lalaj është arrestuar në Shqipëri pasi akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Gjykata e Posaçme në vitin 2021 i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.
Ndërsa 35-vjeçari Kledjon Berberi u arrestua në Milano dhe akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”. Ai në bashkëpunim për një tjetër ka mbajtur pa dëshirën e tij, me forcë, brenda një automjeti, duke e dhunuar rëndë K. V. Në vitin 2024, Gjykata e Korçës ia ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.