EMRAT/ Grabitja në Rinas, dërgohen për gjykim 8 të pandehur - Gazeta Express

Gazeta Express

20/10/2020 10:52

EMRAT/ Grabitja në Rinas, dërgohen për gjykim 8 të pandehur

Gazeta Express

20/10/2020 10:52

Sipas News24, organi i akuzës ka vendosur të marrë si të pandehur vëllezërit Klement dhe Eldi Çala. Në dosje për gjykim do të shkojnë edhe Talo Çela, Oltian Veseli, Renaldo Sula, Saimit Cela, Elton Pikli si edhe Alkond Bengasi, raporton Neës24.

Ndërkohë mësohet se është pushuar çështja për Ragip Hajdinin, i njohur si ‘daja’, pasi ndërroi jetë pak kohë më parë, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Identifikimi i Alkond Bengasit përmes një gjurme gishti në furgonin “Hetimi Tatimor” e më pas bashkëpunimi i tij me prokurorët, çoi në zbardhjen e pothuajse të të gjithë emrave të personave që morën pjesë në mënyrë direkte e indirekte në grabitje.

Duke qenë se Bengasi ishte një ndër personat që kishte ndihmuar në modifikimin e furgonit që u përdor në grabitje, ai kishte lënë gjurmë, edhe pse pjesa më e madhe e tyre ishin fshirë.

Por ekspertët që kanë bërë këqyrjen e furgonit, që i shpëtoi djegies në vendin ku u vra Admir Murataj, kanë konstatuar me sy të lirë një gjurmë gishti në pasqyrë. Ajo u fiksua në pasqyrën e brendshme, që ndodhet te mbrojtësja e diellit, në krahun e djathtë të furgonit. “Gjatë këqyrjes së automjetit me targë AA 248 KE, ndër të tjera ka rezultuar se në perden e diellit të anës së djathtë është konstatuar me sy të lirë gjurma daktiloskopike.

Nëpërmjet aktit të ekspertimit të kryer dy ditë pas grabitjes, më 11 prill 2019 ka rezultuar se në objektin e ekspertimit, fiksuar si provë materiale gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, u përftua një gjurmë papilare e vlefshme për identifikim, e cila u shënua me germën ‘A’”, përshkruhet në dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.