Policia angleze ka arrestuar tre shqiptarë, pasi janë kapur në flagrancë me dy çanta të mbushura me para brenda të cilave kishte më shumë se 56,000 paund.
Sipas mediave britanike, tre shqiptarët u pikasën gjatë hetimit për një grup të krimit të organizuar që drejtonte ferma kanabisi në Newcastle dhe Gateshead.
Nevruz Gjini, Bieru Gjona dhe Ledio Bicerri u kapën kur po dilnin nga një shtëpi në Gateshead e cila po përdorej si epiqendër nga gangsterët.
Kur policia ndaloi Gjinin dhe Gjonin teksa udhëtonin me një Mercedes në A1, në bagazhin e automjet iu gjet edhe një çantë me 45,000 £.
Ledio Bicerri, Bieru Gjona dhe Nevruz Gjini
Më vonë u ndalua Bicerri, në një VW Passat dhe kishte më shumë se 11,000 £ në një çantë transporti.
Gjykata e Newcastle Crown tha se 112,941 £ u gjetën në një shtëpi që ata kishin vizituar në Kitchener Street, Gateshead, por prona u përdor nga një numër kriminelësh dhe paratë nuk mund të konsiderohen plotësisht të tyre.
Gjini, Gjoni dhe Bicerri fillimisht po përballeshin me akuza në lidhje me kultivimin e kanabisit, por që kjo akuzë u hoq për shkak të provave të pamjaftueshme.
Brenda shtëpisë, policia gjeti një kilogram kanabis dhe pastë të përdorur për të bërë amfetamina.