Empoli e eliminon Juventusin nga Kupa e Italisë pas penalltive - Gazeta Express
string(62) "empoli-e-eliminon-juventusin-nga-kupa-e-italise-pas-penalltive"

Futboll

Gazeta Express

26/02/2025 23:23

Empoli e eliminon Juventusin nga Kupa e Italisë pas penalltive

Futboll

Gazeta Express

26/02/2025 23:23

Empoli është gjysmëfinalisti i radhës në Kupën e Italisë.

Ekipi simpatik italian arriti që ta shkaktojë një befasi të dorës së parë, duke e eliminuar Juventusin.

Rezultati pas 90 minutave ishte i barabartë 1:1, shkruan Gazeta Express.

Maleh shënoi për Empolin në minutën e 24-të, kurse Thuram barazoi për Juventusin në minutën e 66-të.

E në penallti më të suksesshëm u treguan skuadra e Empolit, duke e siguruar kualifikimin tutje.

Kurse për Juventusin, ky është eliminimi i dytë brenda një jave, pasi paraprakisht u eliminuan nga Liga e Kampionëve mesjavën e kaluar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement