string(133) "emocionuese-tifozet-e-psg-se-e-shpalosin-nje-baner-te-madh-te-luis-enriques-me-vajzen-e-tij-te-ndjere-xana-perlotet-trajneri-spanjoll"

Sport

Gazeta Express

01/06/2025 10:03

Emocionuese: Tifozët e PSG-së e shpalosin një baner të madh të Luis Enriques me vajzën e tij të ndjerë Xana, përlotet trajneri spanjoll

Sport

Gazeta Express

01/06/2025 10:03

Tifozët e Paris Saint-Germain bënë një homazh prekës për vajzën e ndjerë të trajnerit Luis Enrique, Xana, pas fitores së klubit në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Inter Milanit.

Xana ndërroi jetë në vitin 2019 në moshën nëntëvjeçare, vetëm disa muaj pasi iu diagnostikua një formë e rrallë e kancerit të kockave. Ajo ishte në mendjen e Enrique-s në momentet kur PSG festonte triumfin historik në Mynih.

Xana kishte qenë në fushë me të atin kur ai fitoi Ligën e Kampionëve me Barcelonën në vitin 2015. Në atë kohë, pesëvjeçarja mbante një flamur të madh të Barcelonës në stadiumin e Berlinit.

Para finales së Ligës së Kampionëve, Enrique shprehu dëshirën që ta përsëriste atë moment, këtë herë duke vendosur një flamur të PSG-së në fushën e Mynihut si një homazh për Xanën. Dhe kur PSG fitoi për herë të parë trofeun më të madh europian, tifozët krijuan një moment të paharrueshëm duke shpalosur një baner të madh me figurën e Enrique-s dhe Xanës krah për krah, teksa vendosin flamurin e PSG-së në fushë.

“Një gjest i mrekullueshëm nga tifozët dhe për familjen time,” tha Enrique pas ndeshjes. “Por nuk kam nevojë të fitoj një Ligë Kampionësh për ta kujtuar vajzën time. Ajo është gjithmonë me ne.”

Enrique mbante gjithashtu një bluzë të zezë ku ishte shtypur një imazh i ngjashëm i tij dhe Xanës duke vendosur flamurin – një emblemë që është gjithashtu simbol i fondacionit të saj.

“Kam një foto të jashtëzakonshme me të, teksa vendos flamurin e Barcelonës në bar,” kishte thënë Enrique më herët gjatë sezonit. “Dua të kem mundësinë ta bëj të njëjtën gjë me flamurin e PSG-së.

“Vajza ime nuk do të jetë atje fizikisht, por do të jetë aty shpirtërisht, dhe kjo ka shumë rëndësi për mua.”