Emocionuese: Pas 2 javëve e izoluar, Aurela Gaçe takon të bijat - Gazeta Express
string(61) "emocionuese-pas-2-javeve-e-izoluar-aurela-gace-takon-te-bijat"

Emocionuese: Pas 2 javëve e izoluar, Aurela Gaçe takon të bijat

Gazeta Express

30/03/2020 12:33


Pasi u kthye nga turneu muzikor në SHBA, këngëtarja shumë e dashur për publikun, Aurela Gaçe u vetëizolua. Aurela qëndroi për 2 javë larg njerëzve të saj të dashur dhe mungesën më të madhe e ndjenë bashkëshorti e dy vajzat e saj. Sot Aurela më në fund është bashkuar me familjen dhe ka postuar një foto nga momenti i bashkimit me dy vajzat, Grace dhe Abigail.

“Më në fund, bashkë. Mbas 14 diteve, vetë-izolim (per shkak se kishim udhetuar se bashku me grupin). Zemra e dinte si po duronte pa mundur ti perqafoja. Pritëm me ankth te 7 ne qe ishim 2 jave më parë pertej oqeanit, me friken se mund te shfaqnim ndonje shenje. Per 14 dite, pyesnim perdite njeri-tjetrin, por fatmiresisht, te gjithe ne jemi mire e ju bashkuam me ne fund familjeve tona. Vete-izolimi ishte detyre pindërore. Por edhe per ata prindër qe na kanë dhene jeten. Tani, do te vazhdojme te qendrojme mbyllur, por se bashku. 

Lexo Edhe:

Dua te falenderoj secilin nga ndjekesit qe më kane derguar mesazhe, qysh nga momenti kur u kthyem, duke pyetur se si ishim, e duke me dhene kurajo. Ishte shume prekese per mua, pasi kisha edhe shume presion psikologjik, duke pritur cdo dite per ndonje simptome. E vleresoj shume kujdesin dhe dashurine tuaj. Se bashku, shpresoj t’ja dalim, te gjithe”, shkruan Aurela