Emocione të forta e kaplojnë Artanin, befasohet me një video mesazh nga miqtë e tij të ngushtë
TV/Film
Gazeta Express
10/03/2023 22:00
Surprizat në natën gjysmëfinale të formatit
televiziv Big Brother VIP Kosova, duket të jenë të shumta në numër, derisa
veçse ka filluar shpalosja e tyre.
E një e veçantë ishte rezervuar enkas për
Artanin, derisa në ekranin e shtëpisë i është shfaqur një video mesazh nga
miqtë e tij më të ngushtë jashtë shtëpisë.
Edhe Artani, ashtu sikur Gresa, nuk i ka
rezistuar dot lotëve dhe emocioneve të shumta.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.