Nga kjo fundjavë, nis emisioni i vikendit në T7, “Kendiv”, i cili do t’ju shoqërojë çdo të shtunë dhe të diel. Ky emision do të jetë adresa e duhur për t’i kaluar vikendet tuaja, duke u relaksuar me materiale interesante, të ftuar të shumtë – emra të njohur nga fusha të ndryshme, rubrika e lojëra interesante.
Vlora Çitaku, Ramiz Kelmendi, Milaim Zeka, Antigona Kotorri e Valon Maloku janë vetëm disa nga personazhet e dy takimeve të para. Ata vijnë me rrëfime të padëgjuara e shumë emocionuese që nuk duhet humbur.
Ndërkaq, “Kjo është Kosova”, Prej zemrës”, “Pa vizë” e “Zarfi i kuq” janë disa nga rubrikat e veçanta të emisionit.
Nën moderimin e Shpend Lipës dhe Arbëri Gashit, emisioni do të transmetohet nga ora 17:00.
Dhe për më shumë se dy orë, do të argëtoheni e mësoni shumëçka.
“Kendiv” ju pret nga ky vikend, në T7.
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...