E dërguara e posaçme e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce u takua sot me përfaqësues nga komuniteti serb i Kosovës.
Ajo, siç shkruan Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, u ka kërkuar partive politike serbe që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të tetorit.
“Ajo theksoi mbështetjen britanike për një Kosovë demokratike dhe multietnike. Ajo inkurajoi partitë politike serbe të Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet lokale në tetor”, thuhet në njoftim.
Pierce e ka vizituar gjithashtu manastirin e Graçanicës, ku është takuar me kryepeshkopin Teodosije. Me të, u tha se “diskutoi rëndësinë e zbatimit të angazhimeve të Kosovës ndaj Kishës Ortodokse Serbe”.
“Ajo gjithashtu u takua me një grup OJQ-sh serbe të Kosovës për t’i dëgjuar mendimet nga komuniteti”, thuhet në njoftim.
🇬🇧 Special Envoy to the Western Balkans Dame Karen Pierce today met representatives from the Kosovo-Serb community. She underlined 🇬🇧 support for a democratic, multi-ethnic Kosovo. She encouraged Kosovo-Serb political parties to participate in the local elections in October (1/2) pic.twitter.com/JWYlN1VfZx
— UK in Kosovo 🇬🇧 (@UKinKosovo) July 15, 2025