Emisarja britanike flet me Kurtin për tensionet e fundit Kosovë -Serbi, kërkon që çështjet e pazgjidhura të zgjidhen me dialog - Gazeta Express
string(124) "emisarja-britanike-flet-me-kurtin-per-tensionet-e-fundit-kosove-serbi-kerkon-qe-ceshtjet-e-pazgjidhura-te-zgjidhen-me-dialog"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 20:31

Emisarja britanike flet me Kurtin për tensionet e fundit Kosovë -Serbi, kërkon që çështjet e pazgjidhura të zgjidhen me dialog

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 20:31

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë njofton se e dërguara speciale e Britanisë për Ballkanin Perëndimor ka diskutuar me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, për nevojën për të zgjidhur përmes dialogut tensionet Kosovë Serbi.

Lidhur me situatën ajo do të bisedojë edhe me presidentin serb Vuçiq.

“Dame Karen theksoi se Mbretëria e Bashkuar mezi pret të mirëpresë përfaqësuesit e Kosovës në takimet e Procesit të Berlinit në Mbretërinë e Bashkuar në tetor”, theksohet në njoftim.

Komunikata e plotë:

Dame Karen Pierce, e dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, foli sot me Kryeministrin në detyrë Kurti për të diskutuar shqetësimet e saj në lidhje me tensionet e fundit midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe nevojën për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Dame Karen theksoi se Mbretëria e Bashkuar mezi pret të mirëpresë përfaqësuesit e Kosovës në takimet e Procesit të Berlinit në Mbretërinë e Bashkuar në tetor. Dame Karen do të flasë gjithashtu me Presidentin e Serbisë.