Emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar për takimin që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, në kuadër të konferencës GLOBSEC, shkruan Gazeta Express.
Sorensen ka njoftuar se kanë diskutuar për një numër hapash konkretë të cilët janë të nevojshëm për normalizimin e raporteve me Kosovën.
“Kam folur me presidentin e Serbisë në margjina të GLOBSEC. Kemi diskutuar për një numër hapash konkretë që janë të nevojshëm për normalizimin e raporteve me Kosovën”, ka shkruar Sorensen në njoftimin e tij në “X”.
Spoke to @predsednikrs in the margins of @GLOBSEC. Discussed a number of concrete steps needed to advance normalisation of relations with Kosovo. pic.twitter.com/uIA6Ph7l30
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) June 14, 2025