Emisari Sorensen në Prishtinë, pas Osmanit takon edhe Kurtin - Gazeta Express
string(59) "emisari-sorensen-ne-prishtine-pas-osmanit-takon-edhe-kurtin"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2025 10:18

Emisari Sorensen në Prishtinë, pas Osmanit takon edhe Kurtin

Lajme

Gazeta Express

06/08/2025 10:18

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.

Takimi filloi para pak minutash në kabinetin e presidentes Osmani.

Mediat u lejuan të marrin pamje në fillim të takimit.

Nuk është bërë e ditur se mund të ketë konferencë për media pas takimit.

Pas takimit me Osmanin, emisari Sorensen do të zhvillojë takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në orën 11:00.

Sorensen ka marrë detyrën e ndërmjetësit të dialogut në shkurt të vitit 2025, derisa kjo është vizita e tij e tretë në Kosovë.