Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, në rrjetin “X” ka publikuar foton e përbashkët të ministrave të Jashtëm nga shtetet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.
Të pranishëm ishin edhe ministrja e Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, dhe ministri serb Marko Gjuriq.
E në komentin e tij, Sorensen ka pohuar se “normalizimi kërkon durim”.
“Faleminderit Mbretërisë së Bashkuar për takimin e shkëlqyer të Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Belfast sot. Duke diskutuar rëndësinë e pajtimit, dëgjuam zërat dhe përvojat nga Irlanda e Veriut dhe se si normalizimi kërkon durim, këmbëngulje dhe ndërtim besimi”, thuhet në postimin e publikuar në rrjetin “X”.
Ndryshe, Bashkësia ndërkombëtare, prej vitesh, bën përpjekje të rrisë bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë kaluar nëpër luftëra të përgjakshme në vitet ’90, dhe t’i përafrojë ato me Bashkimin Evropian. Për këtë qëllim ka iniciuar edhe Procesin e Berlinit në vitin 2014, i cili përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Çdo vit, përfaqësuesit e tyre mblidhen në samite, së bashku me ata të vendeve partnere, dhe bëjnë marrëveshje e deklarata.
Thanks to the UK for an excellent Berlin Process Foreign Ministers’ meeting in Belfast today. Discussing the importance of reconciliation, we listened to the voices and experiences from Northern Ireland and how normalisation takes patience, persistence and building trust. pic.twitter.com/oPHOMOUm8q
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) October 9, 2025
Prishtinë, tetor 2025 – Medieve në Kosovë u është shtuar një platformë e re që do të raportojë dhe...