Emisari gjerman: Kosova është zemra e Europës dhe i përket Këshillit të Europës - Gazeta Express
string(77) "emisari-gjerman-kosova-eshte-zemra-e-europes-dhe-perket-ne-keshill-te-europes"

Emisari gjerman: Kosova është zemra e Europës dhe i përket Këshillit të Europës

Lajme

Gazeta Express

14/05/2022 10:35

I Dërguari Special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se Gjermania ka pozicion të qartë mbështetës në raport me aplikimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

“Pozicioni i Gjermanisë është i qartë: Kosova është zemra e Europës dhe përket në Këshill të Europës. Dje, e sigurova ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, për mbështetjen tonë për anëtarësim”, ka shkruar sot Sarrazin në Twitter.

Lexo Edhe:

Sarrazin po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë për herë të parë pas marrjes së detyrës nga qeveria gjermane në shkurt të këtij viti.

Dje pas takimit me Gërvallen, Sarrazin në konferencë ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, duke thënë se Gjermania e mbështet këtë proces për qytetarët e Kosovës dhe se përveç kësaj, shteti i tij po mundohet që t’i bindë partnerët e saj në BE që të heqin regjimin e vizave për Kosovën./Gazeta Express/