Emiri i Katarit flet me Trump pas sulmit izraelit në Doha - Gazeta Express
string(57) "emiri-i-katarit-flet-me-trump-pas-sulmit-izraelit-ne-doha"

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 22:28

Emiri i Katarit flet me Trump pas sulmit izraelit në Doha

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 22:28

Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, ka lëshuar një deklaratë pas telefonatës së tij me Presidentin e SHBA-së Trump, pas sulmit izraelit në Doha.

Emiri thotë se Trump pohoi solidaritetin e SHBA-së me Katarin dhe “dënoi fuqimisht sulmin ndaj sovranitetit të tij”, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Emiri i tha Trump se Katari e konsideron këtë një “sulm të pamatur kriminal” nga Izraeli dhe se vendi i tij “do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sigurinë e tij dhe për të ruajtur sovranitetin e tij”.