Emiratet e Bashkuara Arabe shënojnë zero viktima të Covid-19, për herë të parë që nga prilli - Gazeta Express
string(91) "emiratet-e-bashkuara-arabe-shenojne-zero-viktima-te-covid-19-per-here-te-pare-qe-nga-prilli"

Emiratet e Bashkuara Arabe shënojnë zero viktima të Covid-19, për herë të parë që nga prilli

Gazeta Express

15/07/2020 13:58

Emiratet e Bashkuara Arabe nuk e kanë regjistruar asnjë viktimë të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara. Lajmin e bëri të ditur princi i Abu Dabit, Mohammed Bin Zayed.

“Sot njoftojmë se ka pasur zero vdekje të lidhura me Covid-19 në Emiratet e Bashkuara Arabe në 24 orët e fundit. Mirënjohja jonë më e thellë për heronjtë tanë në vijën e frontit dhe për shoqërisë për përkushtimin e tyre në respektimin e masave parandaluese. Ne duhet t’i vazhdojmë përpjekjet e përbashkëta për ta luftuar këtë sfidë”, shkroi princi në Tëitter.

Lexo Edhe:

Hera e fundit kur Emiratet e Bashkuara nuk kanë shënuar viktima të koronavirusit për 24 orë ishte data 18 prill, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Të martën, në këtë shtet u regjistruan edhe 375 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 55.573 persona. Prej tyre, mbi 46,000 tashmë janë shëruar.

Në përgjithësi, Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë testuar për koronavirus më shumë se katër milionë njerëz nga 11 milionë banorë sa janë gjithsej.

Ministri i Shëndetësisë njoftoi se dy vaksina tashmë kanë hyrë në fazën e tretë të testimit dhe 15,000 persona kanë qenë vullnetarë në këtë testim. Procesi ka filluar në qershor në bashkëpunim me Kinën.