Një zjarr i madh ka shpërthyer në Fujairah, një port kyç nafte i Emirateve të Bashkuara Arabe, pasi u godit nga një sulm me dron nga Irani, thonë zyrtarët vendas, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Fujairah është porti dhe objekti më i madh i magazinimit të naftës në Emirate. Para armëpushimit, ai ishte gjithashtu shënjestër e sulmeve me dron.
Në një deklaratë të ndarë në mediat sociale, Zyra e Medias së Qeverisë së Fujairah thotë se ekipet e mbrojtjes civile po punojnë për të kontrolluar zjarrin.
Raporti për sulmin erdhi ndërsa ministria e mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se kishte kapur tre raketa të lëshuara nga Irani.
Qeveria iraniane nuk ka komentuar për sulmin.